• 32 akte ligjore në shkelje të Kodit Zgjedhor
    Monitorimi i vendimeve ligjore dhe koncensioneve në periudhën parazgjedhore
    Më shumë
  • 207 promovime të ndaluara të investimeve
    Mbikqyrja e veprimtarive të ndaluara të 24 zyrtarëve qendrorë dhe vendorë
    Më shumë
  • Kufizimet e Kodit Zgjedhor për burimet shtetëtore
    Ndalimet e zyrtarëve të institucioneve publike në periudhën parazgjedhore
    Më shumë

Monitorimi i burimeve shtetërore

Më 25 dhjetor 2020 kanë nisur efektin e tyre dispozitat e reja të Kodit Zgjedhor, të cilat parashikojnë ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në veprimtari që mund të ofrojnë përfitime elektorale gjatë periudhës 4 mujore përpara zgjedhjeve për Kuvend. Akademia e Studimeve Politike (ASP) është angazhuar për monitorimin e funksionimit të këtyre kufizimeve duke hartuar raporte periodike mbi veprimtaritë e zyrtarëve qendrorë subjekt i kufizimeve si dhe monitorimin në terren në shtatë rajone të vendit të financimit të fushatës zgjedhore.

Projekti "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA) zbatohet në partneritet me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), falë mbështetjes së Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta dhe projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian "Aksioni kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri"

Office
Office Office

Zyrtarët e mbikqyrur


Monitorimi i Akteve Ligjore

Vendimet e miratuara që prej hyrjes në fuqi të kufizimeve të Kodit Zgjedhor, të cilat sjellin përfitime që mund të përkthehen në mbështetje elektorale.

ME SHUME
0
0
0
0

Raportet periodike të monitorimit

Raportet dyjavore ne formatin PDF të projektit SETA mund t'i konsultoni këtu

Kufizimet e Kodit Zgjedhor

Katër muaj para zgjedhjeve NDALOHEN veprimtaritë publike të zyrtarëve të institucioneve publike me fokus:

Mbështetjen dhe promovimin e projekteve dhe/ose të investimeve në fushën e transporteve, të energjetikës, të telekomunikacionit, rinisë, sporteve dhe të arsimit publik në të gjitha nivelet në shërbim dhe interes të publikut

Shpërndarjen në veprimtari publike të lejeve të legalizimeve, të akteve për regjistrimin e tokës bujqësore, çertifikatave të pronësise, dhe cfarëdolloj titulli pronësie sipas legjislacionit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë

Propozimin, miratimin ose nxjerrjen e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin etj

Dhënien e kontratave publike të koncensionit/partneritet publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncensionare të identifikuar dhe nisur, apo parashikuar për t'u financuar

"veprimtari të ndaluara" janë edhe ato që përfshijnë

vënien në mbështetje të kandidatëve apo të partive politike të aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme për qëllime zgjedhore, që janë në pronësi apo administrim të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose të njësive të vetëqeverisjes vendore

përdorimin e detyruar në fushatë zgjedhore të administratës shtetërore qendrore dhe vendore brenda orarit të punës për veprimtari dhe/ose aktivitete për qëllime zgjedhore edhe me mjetet e komunikimit elektronik (like dhe share në rrjetet sociale).