Projekti "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA) zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike (ASP) në partneritet të ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), falë mbështetjes së Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta dhe projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian "Aksioni kundër Ekonomik Krimi në Shqipëri”. Programi synon zbatimin efektiv të mekanizmave të mbikëqyrjes mbi financimin e fushatës dhe përdorimin e burimeve të administratës publike në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021, përmes pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile dhe medias. Akademia e Studimeve Politike (ASP) është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2009, në kujdesin e Këshillit të Evropës, me synim nxitjen e një brezi të udhëheqësve të rinj politikë dhe shoqërisë civile, të dedikuar për implementimin modeleve më të mira demokratike të qeverisjes dhe zhvillimit.

Projekti fokusohet në tre komponentë kryesorë:

1. Informimin dhe ndërgjegjësimin e aktorëve zgjedhorë dhe publikut të gjerë për dispozitat e reja të Kodit Zgjedhor dhe mekanizmat referues për financimin e fushatës dhe përdorimin e burimeve administrative.

2. Rritjen e kapaciteteve dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe mediave në monitorimin e zbatimit të dispozitave ligjore për financimin e fushatës dhe përdorimin e burimeve të administratës publike.

3. Aftësimi i mbikëqyrjes mbi financimin e fushatës dhe përdorimin e burimeve shtetërore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe palëve të tjera të interesit.

Lidhur me monitorimin e financave të fushatës elektorale, projekti do të synojë të bashkëpunojë dhe përfshijë aktivisht në proces studentët, komunitetet rinore dhe gazetarë në qarqet: Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Korcë.