Aktet ligjore në shkelje të Kodit Zgjedhor
Neni 91, Pika 4
Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore.
1
Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 244, datë 21.04.2021 “Për përcaktimin e masës së financimit, në buxhetin e vitit 2021, për bashkësitë fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave” - Fletore Zyrtare Nr. 64, datë 21.04.2021
Këshilli i Ministrave nëpërmjet këtij vendimi ka vendosur financimin, në masën 113 milionë lekë, nga fondet e buxhetit të shtetit, për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, në formën e financimit të gjysmës së pagës minimale buxhetore për rreth 508 punonjë të këtyre bashkësive fetare në Shqipëri, si dhe financimin e ndërtimit të teqesë së Elbasanit etj,.
Konstatohet se ka shkelje të nenit 91, pika 4 të Kodit Zgjedhor, pasi ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si akte që parashikojnë uljen ose heqjen e taksave.
2
Vendim i Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 68, datë 19.04.2021 “Për trajtimin me subvencionin e qirasë të disa familjeve në nevojë që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”.
Me propozim të Kryetarit të Bashkisë Tiranë Këshilli Bashkiak Tiranë, nëpërmjet këtij vendimi ka vendosur të miratojë trajtimin me subvencionin e qirasë për individët/familjet, sipas listës bashkëlidhur vendimit. Kohëzgjatja e pagesës së qirasë do të jetë për një përiudhë 1 vjecare. Efektet financiare në shumën 396,882 lekë në muaj, do të përballohen nga fondi i bonusit të strehimit të Bashkisë Tiranë.
Konstatohet se ka shkelje të nenit 91, pika 4 të Kodit Zgjedhor, pasi ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si akte që parashikojnë uljen ose heqjen e taksave.
3
Vendim i Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 57, datë 06.04.2021; “Për trajtimin me subvencionin e qirasë së disa familjeve në nevojë që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”.
Me propozim të Kryetarit të Bashkisë Tiranë Këshilli Bashkiak Tiranë, nëpërmjet këtij vendimi ka vendosur të miratojë trajtimin me subvencionin e qirasë për individët/familjet, sipas listës bashkëlidhur vendimit. Kohëzgjatja e pagesës së qirasë do të jetë për një përiudhë 1 vjecare. Efektet financiare në shumën 274,158 lekë në muaj, do të përballohen nga fondi i bonusit të strehimit të Bashkisë Tiranë
Konstatohet se ka shkelje të nenit 91, pika 4 të Kodit Zgjedhor, pasi ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si akte që parashikojnë uljen ose heqjen e taksave.
4
Vendim i Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 56, datë 06.04.2021; “Për trajtimin me subvencionin e qirasë së disa familjeve në nevojë që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”.
Me propozim të Kryetarit të Bashkisë Tiranë Këshilli Bashkiak Tiranë, nëpërmjet këtij vendimi ka vendosur të miratojë trajtimin me subvencionin e qirasë për individët/familjet, sipas listës bashkëlidhur vendimit. Kohëzgjatja e pagesës së qirasë do të jetë për një përiudhë 1 vjecare. Efektet financiare në shumën 338,670 lekë në muaj, do të përballohen nga fondi i bonusit të strehimit të Bashkisë Tiranë
Konstatohet se ka shkelje të nenit 91, pika 4 të Kodit Zgjedhor, pasi ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si akte që parashikojnë uljen ose heqjen e taksave.
5
Vendim i Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 50, datë 06.04.2021; “Për krijimin e lehtësirave fiskale ndaj biznesit në kuadër të masave për përballimin e pasojave të infeksionit Covid-19”.
Me propozim të Kryetarit të Bashkisë Tiranë Këshilli Bashkiak Tiranë, nëpërmjet këtij vendimi ka vendosur të miratojë trajtimin me subvencionin e qirasë për individët/familjet, sipas listës bashkëlidhur vendimit. Kohëzgjatja e pagesës së qirasë do të jetë për një përiudhë 1 vjecare. Efektet financiare në shumën 274,158 lekë në muaj, do të përballohen nga fondi i bonusit të strehimit të Bashkisë Tiranë
Konstatohet se ka shkelje të nenit 91, pika 4 të Kodit Zgjedhor, pasi ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si akte që parashikojnë uljen ose heqjen e taksave.
6
Vendim i Këshillit Bashkiak Lezhë nr. 47, datë 17.03.2021; “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike me fonde të buxhetit vendor për vitin 2021”.
Me propozim të Kryetarit të Bashkisë Lezhë Këshilli Bashkiak Lezhë, nëpërmjet këtij vendimi ka vendosur:
· Të miratojë kriteret e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike me fonde të buxhetit vendor;
· Familjet në nevojë do të përzgjidhen nga lista e familjeve që kanë aplikuar brenda 3 muajve të fundit nëpërmjet Regjistrit Elektronik Kombëtar për ndihmën ekonomike dhe që nuk janë shpallur fitues nga sistemi i pikëzimit.
Konstatohet se ka shkelje të nenit 91 pika 4 të Kodit Zgjedhor, per ndalimin e propozimit, miratimit ose nxjerrjen e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve në formën e shpërblimeve dhe mbështetjes ekonomike dhe sociale për kategori të caktuara të popullsisë.
7
Vendim i Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 12, datë 01.03.2021; “Për trajtimin me subvencionin e qirasë së disa familjeve në nevojë që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”.
Me propozim të Kryetarit të Bashkisë Tiranë Këshilli Bashkiak Tiranë, nëpërmjet këtij vendimi ka vendosur:
· Të miratojë trajtimin me subvencionin e qirasë për individët/familjet, sipas listës bashkëlidhur vendimit;
· Kohëzgjatja e pagesës së qirasë do të jetë për një përiudhë 1 vjecare;
· Efektet financiare në shumën 506,205 lekë në muaj, do të përballohen nga fondi i bonusit të strehimit të Bashkisë Tiranë.
Konstatohet se ka shkelje të nenit 91 pika 4 të Kodit Zgjedhor, per ndalimin e propozimit, miratimit ose nxjerrjen e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve në formën e shpërblimeve dhe mbështetjes ekonomike dhe sociale për kategori të caktuara të popullsisë.
8
Ligji nr. 16/2021 “Për miratimin e ndryshimit të marrëveshjes së koncesionit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë koncesionare “Tirana International Airport” sh.p.k, “Për ndërtimin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e aeroportit ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, Tiranë”, ratifikuar me ligjin nr.9312, datë 11.11.2004, të ndryshuar”. Me Dekretin nr. 11979, datë 24.02.2021 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, është vendosur kthimi në Kuvend për rishqyrtim të ligjit të mësipërm 16/2021; Me Vendimin nr. 26/2021 të Kuvendit të Shqipërisë është vendosur rrëzimi i Dekretit të Presidentit. Në këto kushte ligji i mësipërm hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrate, në datën 01.04.2021. - Fletore Zyrtare Nr. 41, datë 16.03.2021.
· Nëpërmjet kësaj Marrëveshje, është ligjëruar zgjatja e Koncesionit të Aeroportit të Rinasit me 13 vite, një projekt dhe investim strategjik, kombëtar me karakter ekonomik në funksion të interesit publik në përgjithësi. Në dhjetor të viti 2020 koncesioni i është shitur shoqërisë Kastrati Group, i cili është aksioneri i 100% të aksioneve të “Tirana Interantional Airport”
Akti i mësipërm mund të përfshihet në rastet e “veprimtarive të ndaluara”, të parashikuara nga Vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 (neni 3, pika 4) të Komisionit Rregullator të KQZ, mbi ndalimin e kontratave koncensionare dhe PPP
9
Vendim i Këshillit Bashkiak Durrës nr. 7, datë 28.01.2021; “Për miratimin e ndryshimit të VKB Nr.599, datë 11.03.2019 “Për miratimin e përdorimit të fondit vjetor prej 8,800,000 lekë për Prokurimin e sipërmarrjes private të shërbimit të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave publike të qytetit të Durrësit”.
Me propozim të Kryetares së Bashkisë Durrës Këshilli Bashkiak Durrës nëpërmjet këtij vendimi ka vendosur mbylljen e sektorit funeral së bashku me shërbimet e mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave publike pranë Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Durrës, dhe kalimin me Operator Ekonomik, duke akorduar një fond prej (8,800,000 lekë dhe 37,600,000 lekë) për prokurimin e Sipërmarrjes Private, pra privatizimin.
Vendimi i mësipërm mund të përfshihet në rastet e “veprimtarive të ndaluara”, të parashikuara nga Vendimit nr. 9, datë 23.12.2020 (neni 3, pika 4) të Komisionit Rregullator të KQZ, mbi ndalimin e kontratave koncensionare dhe PPP.
10
Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 100, datë 17.02.2021 “Për përcaktimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si autoritet kontraktor për zhvillimin e mundshëm të procedurës së koncesionit / Partneritet Publik Privat, për Portin e Triport, Vlorë .- Fletore Zyrtare Nr.27, datë 19.02.2021
Këshilli i Ministrave nëpërmjet këtij vendimi ka përcaktuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Enerigjisë si autoritet kontraktor për zhvillimin e mundshëm të procedurës së koncesionit / Partneritet Publik Privat, për Portin e Triport, Vlorë, duke promovuar dhe dhe iniciuar kështu një procedurë koncesioni (PPP).
Vendimi i mësipërm mund të përfshihet në rastet e “veprimtarive të ndaluara”, të parashikuara nga Vendimit nr. 9, datë 23.12.2020 (neni 3, pika 4) të Komisionit Rregullator të KQZ, mbi ndalimin e kontratave koncensionare dhe PPP
11
Ligj nr. 168/2020 datë 23.12.2020 Për një ndryshim në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar. - Fletore Zyrtare Nr.27, datë 19.02.2021
Në këtë ligj kemi uljen e përqindjes së tarifës doganore për “mjetet ujore për kënaqësi dhe sporte, të fryra me ajër ose gaz”, nga 15% në 2%. Ulja e kësaj tarife hyn në fuqi në datën 07.03.2021.
12
Ligji nr. 151/2020 datë 17.12.2020 Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar - Fletore Zyrtare Nr.27, datë 19.02.2021
Në këtë ligj kemi ndryshimin e përqindjes së normës së rentës minerare me përmbajtjen e mineralit metalor, nga 1/3 në 0% për vitin 2021-2023
13
Ligji Nr.6/2021 datë 28.01.2021 Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.36, datë 23.12.2020, “Për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së çertifikatës së kontrollit teknik”, shpallur me dekretin Nr. 11959, datë 10.2.2021 - Fletore Zyrtare Nr.24, datë 16.02.2021
Nëpërmjet këtij ligji është miratuar akti normativ nr.36, datë 23.12.2020, me fuqinë e ligjit. Ky Akt Normativ i Këshillit të Ministrave ka zgjatur afatin e vlefshmërisë së Certifikatës së Kontrollit Teknik të mjeteve me motor (Kolaudimi i Makinave) për një periudhë prej 3 muajsh. Ky vendim përbën në vetvete një aministi apo falje detyrimesh dhe përfitim për atë kategori të caktuar individësh apo shoqërish të cilët kanë në përdorim një automjet dhe ligjërohen të qarkullojnë lirshëm pa një akt kolaudimi makine.
14
Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.1173, datë 24.12.2020 “Për transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike të pronave të paluajtshme shtetërore me nr. 277, 344/1 dhe 345/1, me sipërfaqe te përgjithshme prej 41,463 m2, në Zonën Kadastrale 2371, në fshatin Lajthizë, Bashkia Fushë-Arrës, në pronësi të Bashkisë Fushë-Arrës, si dhe vënien e tyre në dispozicion për zhvillimin dhe ealizimin e Projektit Investues Strategjik “Kompleksi Turizëm Rural Lajthiza” - Fletore Zyrtare Nr. 16, datë 02.02.2021
Këshilli i Ministrave nëpërmjet kësaj VKM-je, ka promovuar, mbështetur dhe ligjëruar një investim strategjik duke i vënë në dispozicion një investitori strategjik një sipërfqaqe prej 41,463 m2, pasuri e paluajtshme pronë shtetërore për 30 vjet me tarifën 1 Euro, për zhvillimin dhe realizimin e projektit të investimit strategjik “Kompleksi Turizëm Rural Lajthiza” me subjekt investues “Lajthiza Invest”. Kjo pasuri shtetërore në pronësi të Bashkisë Fushë-Arrës transferohet në dispozicion të “Investitorit Strategjik”, në bazë të ligjit nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.
15
Ligj nr. 169/2020 “Për Njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ish-kooperativat bujqësore”. - Dekretuar nga Presidenti i Republikës; Nr.Dekretit 11903, Tiranë më 05.01.2021 - Fletore Zyrtare Nr. 3, datë 08.01.2021
Ky ligj parashikon njohjen si periudha sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore kohën e punësimit në ish-kooperativat bujqësore për ato ish-kooperativa bujqësore për të cilat nuk disponohet dokumentacioni i vjetërsisë në punë.
16
Ligj nr. 167/2020 Për faljen e detyrimeve të Sigurimeve Shoqërore, që ish-punonjësit e nëntokës kanë ndaj institutit të sigurimeve shoqërore, të llogaritura për periudhën që kanë përfituar sipas ligjit nr. 8685, datë 09.11.2000, “Për një trajtim të vecantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëtokë”, të ndryshuar të cilët njëkohësisht kanë zhvilluar aktivitet ekonomik si të punësuar ose të vetëpunësuar. - Dekretuar nga Presidenti i Republikës; Nr.Dekretit 11902, Tiranë më 05.01.2021 - Fletore Zyrtare Nr. 3, datë 08.01.2021;
Ky ligj parashikon faljen e detyrimeve të papaguara të ish-punonjësve të nëntokës ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për disa përfitime të pëfituara sipas ligjit 8685/2000. Ky ligj përbën në vetvete një aministi, falje gjobash dhe detyrimesh të vendosura ndaj ish-punonjësve të nëntokës nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
17
Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.1173, datë 24.12.2020 “Për transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike të pronave të paluajtshme shtetërore me nr. 277, 344/1 dhe 345/1, me sipërfaqe te përgjithshme prej 41,463 m2, në Zonën Kadastrale 2371, në fshatin Lajthizë, Bashkia Fushë-Arrës, në pronësi të Bashkisë Fushë-Arrës, si dhe vënien e tyre në dispozicion për zhvillimin dhe ealizimin e Projektit Investues Strategjik “Kompleksi Turizëm Rural Lajthiza” - Fletore Zyrtare Nr. 16, datë 02.02.2021;
Këshilli i Ministrave nëpërmjet kësaj VKM-je, ka promovuar, mbështetur dhe ligjëruar një investim strategjik duke i vënë në dispozicion një investitori strategjik një sipërfqaqe prej 41,463 m2, pasuri e paluajtshme pronë shtetërore për 30 vjet me tarifën 1 Euro, për zhvillimin dhe realizimin e projektit të investimit strategjik "Kompleksi Turizëm Rural Lajthiza" me subjekt investues "Lajthiza Invest". Kjo pasuri shtetërore në pronësi të Bashkisë Fushë-Arrës transferohet në dispozicion të "Investitorit Strategjik", në bazë të ligjit nr. 55/2015 "Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë".
18
Vendimi Këshillit të Ministrave nr. 1151, datë 24.12.2020 “Përpërcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2021, në njësitë e qeverisjes qendrore”.FletoreZyrtare Nr.10, datë 20.01.2021.
Ky vendim i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar numrin e punonjësve me kontratë, numrin e shtuar për cdo punonjës, ndryshimin e strukturës dhe nivelin e pagavesi dhe ka përcaktuar dhe mbulimin e efekteve financiare nga buxheti i instiucuoneve përkatëse.
19
Vendimi Këshillit të Ministrave Nr.1149, datë 24.12.2020 “Për disa ndryshime në vendimin nr.175, datë 08.03.2017 të Këshillit të Ministrave, ”Për trajtimin me pagë të punonjësve mësimore dhe punonjësve të tjerë jomësimorë, në arsimin parauniversitar, të ndryshuar”. FletoreZ yrtare Nr.5, datë 13.01.2021;
Ky vendim i Këshillit të Ministrave ka ndryshuar strukturën dhe nivelin e pagave të një kategorie të caktuar punonjësish si: a) punonjësve mësimorë; b) punonjësve jomësimorë në arsimin parauniversitar. Ky vendim i shtrin efektet financiare që nga data 1 janar 2021.
20
Ligj nr. 169/2020 “Për Njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ish-kooperativat bujqësore”. - Dekretuar nga Presidenti i Republikës; Nr.Dekretit 11903, Tiranë më 05.01.2021 - Fletore Zyrtare Nr. 3, datë 08.01.2021;
Ky ligj parashikon njohjen si periudha sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore kohën e punësimit në ish-kooperativat bujqësore për ato ish-kooperativa bujqësore për të cilat nuk disponohet dokumentacioni i vjetërsisë në punë.
21
Ligj nr. 167/2020 Për faljen e detyrimeve të Sigurimeve Shoqërore, që ish-punonjësit e nëntokës kanë ndaj institutit të sigurimeve shoqërore, të llogaritura për periudhën që kanë përfituar sipas ligjit nr. 8685, datë 09.11.2000, “Për një trajtim të vecantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëtokë”, të ndryshuar të cilët njëkohësisht kanë zhvilluar aktivitet ekonomik si të punësuar ose të vetëpunësuar. - Dekretuar nga Presidenti i Republikës; Nr.Dekretit 11902, Tiranë më 05.01.2021 - Fletore Zyrtare Nr. 3, datë 08.01.2021;
Ky ligj parashikon faljen e detyrimeve të papaguara të ish-punonjësve të nëntokës ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për disa përfitime të pëfituara sipas ligjit 8685/2000. Ky ligj përbën në vetvete një aministi, falje gjobash dhe detyrimesh të vendosura ndaj ish-punonjësve të nëntokës nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
22
Ligj nr. 166/2020, datë 23.12.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar”. Shpallur me Dekretin nr. 11913, datë 12.01.2021 “Për shpallje ligji” të Presidentit të Republikës.- Fletore Zyrtare Nr.7, datë 15.01.2021
Ky ligj në përmbajtje të tij përfshin ndryshimin që i bëhet pagës referuese e përcaktuar mbi të cilën llogariten pensionet shtetërore suplementare për personat që kanë kryer funksionet e parashikuara dhe të referuara në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe për funksionet, paga e të cilëve referohet te ligji i sipërcituar, indeksohet sipas indeksit të çmimeve të konsumit deri në datën e lindjes së të drejtës për përfitim.
23
Ligj nr. 165/2020 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9179, datë 29.01.2004, “Për një trajtim të vecantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarje të industrisë ushtarake” të ndryshuar.- Dekretuar nga Presidenti i Republikës; Nr.Dekretit 11901, Tiranë më 05.01.2021. - Fletore Zyrtare Nr. 3, datë 08.01.2021;
Nëpërmjet këtij ndryshimi, përfitojnë trajtim të një kategori e caktuar punonjësish të ish-Ndërmarrjeve Ushtarake.
24
Ligji Nr. 164/2020 për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, i ndryshuar”. Dekretuar nga Presidenti i Republikës; Nr.Dekretit 11900, Tiranë më 05.01.2021 - Fletore Zyrtare Nr. 3, datë 08.01.2021;
Ky ligj hyn në fuqi në datën 23.01.2021 dhe i shtrin efektet deri në datën 31.12.2021. Sa më sipër është shtyrë afati i rivlerësimit të pësurive të paluajtshme afat i cili ka qënë deri në datën 31.12.2021. Sipas këtij ligji është ulur baza e tatimit fitimit nga 15% në 3% për pasuritë e paluajtshme në pronësi të individëve (individi duhet të paguajë më parë tatimin e rivlerësimit (3% e bazës së tatueshme) dhe tarifën e shërbimit) dhe 5% në pronësi të Subjekteve Tregtare.
25
Ligj nr. 156/2020 “Për faljen e detyrimeve të Ushtarakëve ndaj Fondit të Sigurimeve Shoqërore, të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi, të caktuara sipas vendimeve gjyqësore të formës së prerë, bazuar në kriteret e Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr. 3, datë 24.11.2016”.Dekretuar nga Presidenti i Republikës; Nr.Dekretit 11896, Tiranë më 05.01.2021. - Fletore Zyrtare Nr. 3, datë 08.01.2021.
Ky ligj përbën në vetvete një aministi apo falje detyrimesh dhe përfitim për atë kategori të caktuar individësh, ushtarakë të cilët kanë përfituar pensione të parakoshme ushtarake për vjetërsi shërbimi në një masë më të madhe sa ka përcëkatuar ligji duke krijuar kështu një detyrim ndaj Fondit të Sigurimeve Shoqërore
26
Akt Normativ nr. 36, datë 23.12.2020 “Për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së Certifikatës së Kontrollit teknik” - Fletore Zyrtare Nr. 2, datë 07.01.2021;
Ky Akt Normativ i Këshillit të Ministrave ka zgjatur afatin e vlefshmërisë së Certifikatës së Kontrollit Teknik të mjeteve me motor ( Kolaudimi i Makinave) për një periudhë prej 3 muajsh. Ky vendim përbën në vetvete një aministi apo falje detyrimesh dhe përfitim për atë kategori të caktuar individësh apo shoqërish të cilët kanë në përdorim një automjet dhe ligjërohen të qarkullojnë lirshëm pa një akt kolaudimi makine.
27
Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 1106, datë 24.12.2020 “Për trajtimin financiar të mentorit në Shërbimin Informativ të Shtetit” dhe Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 1113, datë 24.12.2020 “Për masën dhe mënyrën e kompensimit të udhëtimit, të qirasë së banesës dhe rimbursimin e shpenzimeve të transferimit për punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit”. - Fletore Zyrtare Nr. 1, datë 05.01.2021.
Këto vendime të Këshillit të Ministrave kanë vendosur të shtojnë një trajtim financiar për një kategori punonjësish në Shërbimin Informativ të Shtetit. Ky trajtim financiar jepet në formën e një page apo të një shpërblimi. Gjithashtu trajtohen një numër i caktuar punonjësish të SHISH, të cilët përfitojnë pagesë për kompensime udhëtimi dhe qiraje në rast transferimi jashtë vendbanimit.
28
Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 1076, datë 24.12.2020 Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 555, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve me arsim të lartë dhe të punonjësve të infermieristikës në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Njësinë Mjekësore Ushtarake pranë Spitalit Universitar të Traumës, si dhe për trajtimin e personelit mjekësor në strukturat e Forcave të Armatosura”, të ndryshuar.- Fletore Zyrtare Nr. 233, datë 30.12.2020;
Ky vendim i Këshillit të Ministrave ka ndryshuar strukturën dhe nivelin e pagave të një kategorie të caktuar punonjësish si:
të punonjësve të personelit mjekësor,
të punonjësve të tjerë me arsim të lartë dhe të punonjësve të personelit teknik të shkencave mjekësore, në sistemin e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, në Njësinë Mjekësore Ushtarake pranë Spitalit Universitar të Traumës, në strukturat e tjera të Forcave të Armatosura dhe në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe spitalin përkatës.
Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, hyjnë në fuqi nga data 01.01.2021.
29
Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 1044, datë 18.12.2020Për një shtesë në vendimin nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, të ndryshuar. - Fletore Zyrtare Nr. 228, datë 24.12.2020.
Në lidhje me VKM në fjalë, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që parashikon se mjekët dhe punonjësit e policisë së shtetit do të përfitojnë shpërblimin e fundvitit,mënyra e pagesës së të cilëve përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
30
Ligji nr. 122/2020 Për disa ndryshime në ligjin nr. 9539632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar - Fletore Zyrtare Nr. 197, datë 12.11.2020;
Ky vendim ligj parashikon se tatimpaguesit e regjistruar që kryejnë një aktivitet biznesi dhe që kanë një xhiro vjetore në interval nga 0-8 milion lekë, do ti nënshtrohen taksës së thjeshtuar të biznesit të vogël dhe duke filluar nga 01 Janari 2021 kjo taksë për këtë kategori do të jetë me normën 0%.
Megjithëse ky vendim ka hyrë në fuqi në datën 27 Nëntor 2020, konstatohet se efektet e tij fillojnë nga data 01.01.2021.
31
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 576, datë 22.07.2020 Për disa ndryshime në Vendimin nr. 953, datë 29.12.2014 të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar - Fletore Zyrtare Nr. 139, datë 29.07.2020;
Ky vendim parashikon se kufiri minimal i regjistrimit për TVSH është qarkullimi vjetor prej 10 milion lekësh nga 2 milionë lekë që ishte. Pragu i ri i TVSH-së do të zbatohet në mënyrë uniforme për të gjitha kategoritë e tatimpaguesve.
Megjithëse ky vendim ka hyrë në fuqi në datën 29 Korrik 2020, konstatohet se efektet e tij fillojnë nga data 01.01.2021.
32
Ligj nr. 106/2020 - Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar - Fletore Zyrtare Nr. 154, datë 26.08.2020;
Ky ligj parashikon se tatimpaguesit me të ardhura vjetore deri në 14 milion lekë në viti do të tatohen me 0%. Më parë për këtë kategori tatimpaguesish është aplikuar norma 5%.Shkalla e tatimit mbi fitimin për tatimpaguesit me të ardhura vjetore mbi 14 milion lekë mbetet 15%.
Megjithëse ky ligj ka hyrë në fuqi në datën 10 shtator 2020, konstatohet se efektet e tij fillojnë nga data 01.01.2021.